zoom

Aktualitet

Vrasja e Elton Javorit në Fier, vetëdorëzohet pas dy vitesh 38-vjeçari. I vëllai në burg

Vrasja e Elton Javorit në Fier, vetëdorëzohet pas dy vitesh 38-vjeçari. I vëllai në burg

Është vetëdorëzuar autori i dytë i vrasjes së Elton Javorit, ngjarje e ndodhur më 7 dhjetor 2023 në lagjen “16 Prilli” në Fier.

Bëhet fjalë për 38-vjeçarin Agim Gashi, mbi të cilin rëndojnë akuzat e vrasjes me paramendim” dhe mbajtje pa leje e armëve.

Sipas hetimeve, Gashi dyshohet se në bashkëpunim me vëllain e tij, aktualisht në paraburgim në IEVP Fier kanë qëlluar me armë zjarri drejt automjetit që drejtohej nga Elton Javori, 41 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak metra larg banesës së viktimës. Javori, i cili kishte pak ditë që ishte kthyer nga Gjermania ku jetonte, po udhëtonte me një automjet tip “Porsche” kur u qëllua me armë automatike në lagjen e Backallinjve. Autorët i kishin zënë pritë dhe më pas janë larguar me një automjet tip “Benz”.

Ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi se Javori humbi jetën si pasojë e një plumbi në qafë. Ai ishte qëlluar dy herë, por vetëm një prej plumbave rezultoi fatal.

Fillimisht, policia dyshoi për një akt hakmarrjeje, por hetimet paraprake treguan se ngjarja kishte si shkak konflikte banale./ Zoom.al

Postime të lidhura