Aplikacion
Identifikohen autori dhe dy viktimat e vrasjes së regjistruar këtë të martë në fshatin Kurtaj, në Roskovec.
Burime nga grupi hetimor konfirmojnë se të vrarë me armë zjarri mbetën Lavdimir dhe Gramoz Kurtaj.
Ndërsa autori i krimit të rëndë është Altin Kuka, 49 vjeç. Ai u vetëdorëzua në polici pas ngjarjes së rëndë.
Shkaku dhe dinamika e vrasjes së dyfishtë nuk janë zbardhur ende nga policia.

