Aplikacion
Babai dhe motra e Bledi Angjos njërit prej autorëve të arrestuar sot për vrasjen e Martin Çeços kanë folur rreth ngjarjes.
Bledi Angjo autori i dyshuar i vrasjes sipas hetimeve kishte lidhje me vajzën e mitur që së fundmi ishte lidhur me Martin Çeçon.
Babi i njëri prej autorëve shprehet se djali i tij ka qenë dhe më parë i shoqëruar në poilici pasi ka ngacmuar një vajzë.
“Kam 4 fëmijë,një e kam në Tiranë,Bledi në Korçë,punonte si çoban. Skam folur me Bledin më shumë fliste çupa, jam në dijeni që e kanë arrestuar. Vinte këtu por jo shumë shpesh,ka pasur probleme edhe më përpara me policinë,e kanë marrë njëherë e ngatëruan,u dënua 4 muaj e akuzuan se kishte ngacmuar një çupë. Nuk është i fejuar por ka pasur të dashur”, tha ai.
Motra e Bledi Angjo thotë se i vëllai i saj nuk ka pasur asnjëherë konflikte dhe nuk di që ai të ketë pasur lidhje.
“Me vëllain kam dy ditë që kam kontaktuar. Dje i bija tel nuk e hapte. E dëgjova në televizor për arrestimin. Vëllai punonte në Marjanë, çoban vëllai nuk ka pasur konflikte asnjëherë, asnjëherë po të të gënjej të hapet e të futem unë. Nuk e di për vrasjen,nuk i njoh nuk i di. Vëllain e kanë shoqëruar edhe njëherë me pa të drejtë në polici se ky thotë nga frika unë unë unë. Pronari i vëllait e ka emrin Vali,ka 2 muaj që ka shkuar aty si çoban. Mardhëniet me pronarin i kishte shumë të mira,ka ardhur dhe në shtëpinë time,më ka thënë vëllai është shumë i mirë. Me aq sa di unë vëllai nuk ka pasur lidhje. Në fund të Qershorit ka emrin babi dhe i thashë pronarit të ma sillte këtu vëllain se jetonte andej. Unë nuk e di se nga bije fshati Kopanec as vëllai nuk e di”, tha ajo.
Martin Çeço, 26-vjeçari që u gjet i pajetë dy ditë më parë në rezervuarin e Kolanecit në Maliq rezulton se është vrarë. Tre persona e kanë mbytur me litar dhe më pas e kanë hedhur trupin në rezervuar. Prej datës 12 qershor Çeço nuk ishte kthyer në shtëpi, ndërsa pas tre ditësh, pra më datë 15 qershor babai ka bërë denoncimin për zhdukjen e të birit. Autoritetet kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë dy ditë më parë, ndërsa pas ekspertizës mjekoligjore është konstatuar se Çeço kishte shenja në fyt.