Aplikacion
Sipas ligjit në 1 mijë metra katror hapësirë të vijës bregdetare 700 metra i ka privati, 300 metra duhet të jenë hapësira publike, por kjo nuk ndodh në Vlorë.
Sipas investigimeve mediatike, hapësira publike është shumë e vogël ose në zonat ku kalojnë kanalizimet duke i detyruar qytetarët të përdorin plazhin privat.
Këtë e ka dëshmuar dhe deputetja socialiste Luljeta Bozdo e cila thekson se Edi Rama, s’ka nge të merret me ligjin.
“Atje ku shkelet ligji të marrë masa. A është respektuar distanca ta verifikojnë ata që e kanë për detyrë e të mos krijojnë shqetësime banorëve” thotë Bozo e cila vetë ndodhet në një plazh privat
Po a do ia përcjellë shqetësimin kryeministrit?
“Kryeministri ska nge të merret me këtë punë … se ka punë të tjera.. ..Kryetarit të bashkisë duhet tia thoni. Unë kam ardhur 2 ditë e do iki se kam punë’ thotë deputetja.