zoom

Bota

Vjen Viti i Ri, ishulli i largët në Paqësor feston i pari ndërrimin e viteve

Vjen Viti i Ri, ishulli i largët në Paqësor feston i pari ndërrimin e viteve

Viti i Ri 2026 është mirëpritur i pari në ishullin Kiritimati, një territor i vogël që i përket Republikës së Kiribatit, në Oqeanin Paqësor. Falë pozicionit të tij unik gjeografik dhe zonës kohore, Kiritimati konsiderohet tradicionalisht pika e parë në glob ku nis “Viti i Ri”.

Kiribati është një shtet ishullor i përbërë nga dhjetëra ishuj të shpërndarë në Paqësor, i vendosur në jug të Havait dhe në verilindje të Australisë. Ky vend fitoi pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 1979 dhe sot numëron rreth 116 mijë banorë.

Megjithëse ndodhet relativisht afër Havait, Kiribati e feston ndërrimin e viteve pothuajse 24 orë më herët se Shtetet e Bashkuara, duke u bërë simbolikisht vendi që “hap” Vitin e Ri për mbarë botën./ Zoom.al

Postime të lidhura