zoom

Aktualitet

Vjehrra e Pëllumb Metës: Vajza s’më tregoi, e dhunonte! Fëmijët mund ta kenë vrarë në gjaknxehtësi

Vjehrra e viktimës Pëllumb Meta flet për ato që di rreth familjes së vajzës së saj dhe sjelljes së të ndjerit.

Në emisionin “Me zemër të Hapur”, e moshuara që dikur u akuzua se tentoi vrasjen e vjehrrës së saj dhe burrit në Kurbin tha se e bija i ka shkuar në shtëpi, por nuk i ka treguar të vërtetën në lidhje me krimin.

Në një intervistë ajo tha se lajmin e ka marrë vesh nga gazetarët, ndërsa ka hedhur dyshime se krimin e kanë kryer fëmijët e së bijës në gjaknxehtësi e sipër.

“Blerina është martuar 18 vjec. Pëllumbi ka qenë pak i prapë. Dhunues, e godiste kot, pa asnjë arsye. Kishte qef ta rrihte. Blerinën e kam parë me shenja në fytyrë.

Mbesa më ka treguar se ai e rrihte të ëmën, arriti një pikë që u rritën dhe nuk e donin më babin.

Blerina ate ditë më erdhi në shtëpi më tha hap derën se kemi ardhur. Pëllumbi më tha nuk ka ardhur me mua por më përcolli deri tek porta. Për fëmijët më tha që janë në punë. Nuk ma ka treguar të vërtetën. Lajmin e mora vesh kur erdhën gazetarët.

Blerinës nuk mund t’i thoja asgjë sepse ishte gjithë kohës me sytë mbyllur dhe donte vetëm gjumë. Unë akoma jam e qeshur, por… Në gjaknxehtësi e sipër fëmijët mund ta kenë vrarë.

Familjarët e Pëllumbit nuk na kanë telefonuar”, tha ajo. /ZOOM.AL/