zoom

Aktualitet

Tjetër aksident me vdekje në Durrës, humb jetën 22-vjeçari! Pësoi atak kardiak në timon

Një tjetër aksident me vdekje raportohet se ka ndodhur në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të plazhit, pranë urës së Dajlanit.

Viktima është shoferi 22-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk dihet.

Raportohet se i riu ka pësuar atak kardiak dhe ka humbur drejtimin e mjetit.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:45, në lagjen nr. 4 Durrës, tek “Ura e Dajlanit”, automjeti me drejtues shtetasin A. H., 22 vjeç, është përplasur lehtë me trafik ndarësen.

Nga veprimet e para dyshohet se drejtuesi i automjetit ka pësuar arrest kardiak gjatë drejtimit të automjetit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.