zoom

Aktualitet

Aksident me vdekje në rrugën Gjiri i Lalzit-Maminas, vdes 16-vjeçari

Një aksident me vdekje ka ndodhur në rrugën Gjiri i Lalzit-Maminas.

Raportohet se si pasojë e aksidentit ku u përfshinë dy automjete ka humbur jetën një 16-vjeçar.

Viktima është identifikuar si Alban Hasrama dhe ishte pasagjer në mjet.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:40, në Hamallaj Durrës, automjeti me drejtues shtetasin O. M., 25 vjeç,  është përplasur me  automjetin me drejtues shtetasin E. K., 20 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi E.K,  i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe  ka humbur jetën në spital pasagjeri shtetasi A. H., 16 vjeç, që ndodhej në automjetin që drejtonte shtetasi E. K.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.