Aplikacion
Xheneta, ish-partnerja e Gjestit është futur mbrëmjen e kësaj të enjte në shtëpinë e BBV Albania si pjesë e sfidës së mosreagimeve.
Banorja e BBV Kosova ka hyrë në shtëpi dhe ka kërkuar në heshtje Gjestin.
Jo pak nga banorët e tjerë kanë mbetur të çuditur, ndërsa ka qenë vetëm Ola ajo që ka reaguar duke e përqafuar Xhenetën.
Stoik ka qëndruar edhe vetë Gjesti , i cili ishte duke fjetur dhe u zgjua nga ish e dashura.
Pas kësaj, ai është marrë nga banorët e tjerë në pjesën e jashtme të shtëpisë./ Zoom.al




