zoom

Slider

VIDEO | Tunizia turpëron Francën, por kualifikohet Australia, zhgënjen Danimarka

Franca zhgënjen përballë Tunizisë, që fitoi 1-0 në ndeshjen e tretë të Grupit D të Kupës së Botës 2022.

Por pavarësisht humbjes “Gjelat” fluturojnë në raundin e 16-të si vend i parë i grupit.

Deschamps, me kualifikimin tashmë në xhep, e nisi ndeshje me formacionin e dytë, por nuk mori përgjigjet që priste nga lojtarët e stolit.

Skuadra e Kadriut dominon, duke e zhbllokuar lojën në minutën e 58-të me Khazrin dhe për pak minuta përkëdhel mundësinë për të bërë histori, por ngrin në distancë nga goli i Leckie që kualifikoi Australinë.

Në Al Eakrah, “Kangurët” mundën Danimarkën 1-0, duke e bërë të padobishëm dhe mbi të gjitha suksesin e Tunizisë me kampionët në fuqi të botës.

I kotë posedimi i gjatë i topit nga Eriksen dhe shokëve të tij, të cilët krijuan pak dhe në fund i thonë lamtumirë Botërorit. /zoom.al/