zoom

Aktualitet

Video/Trafik i rënduar në hyrje të Tiranës nga autostrada

Pasditen e së dielës së 30 janarit, hyrja për në Tiranë nga autostrada , zona e Vorës, duket problematike për qarkullimin e mjeteve duke krijuar një varg të gjatë trafiku. Në videon e Zoom.al, makinat duket të lëvizin në distancë të vogël nga njëra-tjetra për shkak të ngarkesës. Kjo problematikë vazhdon dëri në sheshin Shqiponja.

Sipas hartës së trafikut në google maps, vështirësi në qarkullimin e mjeteve ka edhe në zonën e Zogut të Zi, Laprakës dhe Rrugës së Durrësit.