Aplikacion
Kemi parë shpesh herë tifozët e futbollit, të cilët u dhurojnë puthje për “show” gazetarëve gjatë raportimit live, sidomos kur reporteret janë vajza.
Por, duket si diçka e pazakontë kur kjo ndodh mes një shqiptari dhe serbi, veçanërisht pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila u mbyll me rrjeta të paprekura 0-0.
Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, një tifoz shqiptar ka puthur në faqe gazetarin serb të Al Jazeera Balkans, Milan Boskoviç. Serbi ishte në lidhje direkte përpara “Arenës Kombëtares”, kur papritur i ka ardhur një puthje në faqe nga tifozi shqiptar i veshur me fanellën e kombëtares.
Kanë qenë të shumtë gazetarët serbë në Tiranë për të raportuar në lidhje me ndeshjen./ Zoom.al
