zoom

Bota

VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në Moskë, fabrika e armëve përfshihet nga flakët

Një shpërthim i fuqishëm u dëgjua këtë të mërkurë në Moskë.

Një fabrikë armësh, shumë pranë kryeqytetit, u përfshi nga flakët si pasojë e shpërthimit dhe qielli u mbulua nga një re e madhe tymi.

Shpërthimi erdhi vetëm disa orë pasi Kremlini njoftoi se kishte arritur të shmangte një sulm terrorist gjatë natës, duke rrëzuar dy dronë të Ukrainës.

Paraprakisht, u raportua se ishte shkaktuar nga një tjetër mjet fluturues pa pilotë, por kjo u përgënjeshtrua menjëherë nga autoritetet ruse.

Nga shpërthimi raportohet për 31 persona të plagosur, një pjesë e të cilëve në gjendje të rëndë, ndërkohë që dëmet në strukturë janë të pallogaritshme, pasi sipas dëshmitarëve ajo është shndërruar në rrënojë, kjo për shkak dhe të materialeve që ndodheshin brenda saj.