zoom

Bota

VIDEO/ Shpërthim i fortë në Turqi, 12 të plagosur

Një shpërthim i fortë ka tronditur portin Derince, në provincën Kocaeli të Turqisë perëndimore, pranë një magazine drithi, ku raportohen se janë plagosur të paktën 12 persona.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, të plagosurit janë dërguar me ambulanca në spitalet e afërta, ndërsa thuhet se tre prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Shkaqet janë ende të paqarta, por autoritetet turke dyshojnë se shpërthimi ka ndodhur për shkak të ngjeshjes së pluhurit të grurit gjatë transferimit të grurit nga një anije në kapanon.

Shpërthimi shkatërroi 13 mjete që përdoren për ngarkim-shkarkim gruri, ndërsa asnjë anije nuk u dëmtua.