Aplikacion
Blendi Fevziu dhe Andi Bushati kanë rënë pre e Inteligjencës Artificiale në rrjet.
Në një video virale, të përpunuar me AI, duket Fevziu që po flet për një medikament në emisionin e tij “Opinion” dhe më pas shfaq një intervistë të Bushatit, po të përpunuar me AI, ku thotë se ky medikament ka patur efekt pozitiv tek ai.
Video është shpërndarë nga vetë Fevziu ku shprehet se ajo është e motuar dhe një mashtrim që po përdoret nga njerëz që duan të shesin ilaçin në fjalë, që është i pacertifikuar dhe i panjohur.
“Është mashtrim, mashtrim, mashtrim. Mashtrim që mund t’ju kushtojë shëndetin tuaj. Konsultoheni vetëm me mjekun tuaj dhe mos besoni këto lloj videosh”, shprehet i indinjuar Fevziu.


