Aplikacion
Janë publikuar pamjet e operacionit në Fushë-Kuqe, ku në prangat e policisë ranë dy ushtarë të Ervis Martinajt, pjesë e planit për eliminimin e Indrit Dokles.
Elvin Mërlika 47 vjeç dhe Alket Xhixha 42 vjeç, dy të kërkuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore u kapën të armatosur me pistoleta e armë gjahu.
Ata u arrestuan, sipas bluve, në një terren të vështirë në zonën e Fushë Kuqes pranë lumit, në një banesë.
GJKKO ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale: “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, në bashkëpunim të posaçëm të grupit kriminal”; “Grup i strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
Gjatë kontrollit, forcat e posaçme operacionale gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri tip pistoletë brenda në çanta marsup, 2 armë gjahu, bashkë me municion luftarak, pa leje, si edhe 2 radio ndërlidhëse si ato të policisë dhe një jelek antiplumb.
Kush është Indrit Dokle:
Indrit (Endrit) Dokle është një figurë e njohur e botës së krimit në Shqipëri, ish-anëtar dhe më vonë një prej drejtuesve të “Bandës së Durrësit”, një organizatë kriminale e përfshirë në vrasje, plagosje, rrëmbime, trafik droge e armësh dhe aktivitete të tjera të rënda, për të cilat ai u dënua me burgim të përjetshëm nga gjykata shqiptare.
Ai u lirua me kusht nga burgu në janar 2020, pas një uljeje të dënimit, por ka pasur konflikte të forta me figura të tjera si Ervis Martinaj dhe është përmendur në hetime për plane atentatesh dhe lidhje me organizata kriminale të strukturuara. Ai është përfshirë edhe në hetime të tjera penale dhe ka qenë në kërkim nga organet e drejtësisë, ndërsa emri i tij shfaqet në konflikte dhe akuza të shumta në media dhe dosje gjyqësore./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit