zoom

Aktualitet

VIDEO/ ” O…u vramë” Të shtëna dhe ulërima, momenti gjatë vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan

Përplasja për shitblerjen e votës solli një viktimë në Elbasan katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit. Viktimë mbeti aktivisti i PS, Pjerin Xhuvani, ndërsa u plagosën katër të tjerë.

Momenti i përplasjes mes mbështetësve të PS dhe PD, ka shkaktuar panik dhe frikë tek qytetarët të cilët ishin në vendngjarje.

Në një video të siguruar nga ABC është filmuar momenti i të shtënave me armë mes dy palëve, ndërsa solli vrasjen e Xhuvanit dhe plagosjen e të tjerëve. “Oi u vranë”, dëgjohet teksa thonë dy vajza në një automjet.Kujtojmë se ngjarja ndodhi në lagjen “5 Maj” të qytetit të Elbasanit. Sipas asaj që është bërë me dije Struktura e Mbrojtjes së Votës e ngritur nga PD ka ndaluar një mjet, me pretendimin se po shpërndante para në këmbim të votës. Lidhur me rastin është njoftuar policia, ndërsa pas mbërritjes së efektivëve kanë ardhur mbështetës të PS, të cilët njiheshin me personin e ndaluar. Në këtë moment, siç ka bërë të ditur policia ka nisur përplasja me armë mes palëve.
Në lidhje me këtë ngjarje është vënë në pranga ish-efektivi i RENEA-s, Arbër Papleka i cili pasi qëlloi në Elbasan grabiti një automjet dhe erdhi në Tiranë për t’u vetëdorëzuar në repartin RENEA. Komandati i këtij reparti e dorëzoi atë në drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Papleka ka deklaruar përpara grupit hetimor se e kreu krimi për vetëmbrojtje. Ai është shprehur se kishte shkuar në zonë pasi kishte marrë raportime se disa persona po ndani para në këmbim të votave dhe në tentativë për t’i ndaluar është “ndezur” përplasja.

11 persona janë ndaluar dhe arrestuar lidhur me përplasjen e armatosur në Elbasan.