zoom

Direct tv
Direct Kërko
Direct Radio
Radio
  • Aktualitet
  • In Zoom
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Stil
  • Tech
Lajmet e fundit
Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç
Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç
Trump vendos tarifa prej 50% për Kanadanë
Trump vendos tarifa prej 50% për Kanadanë
Andy Burnham formon qeverinë e re britanike, emërohen ministrat kryesorë
Andy Burnham formon qeverinë e re britanike, emërohen ministrat kryesorë
Keir Starmer largohet nga Numri 10, Andy Burnham merr sot postin e kryeministrit
Keir Starmer largohet nga Numri 10, Andy Burnham merr sot postin e kryeministrit
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Sport
  • LifeStyle
  • Teknologji
Radio One
Radio One
  • Aktualitet
  • In Zoom
  • Troç
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Ide & Blog
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sport
  • Art & Kulturë
  • Stil
  • Kinema & Netflix
  • Tech
Rrjetet Sociale
  • Facebook
  • Instagram
  • X
  • Youtube
Aplikacion
  • zoom Business
  • zoom
Aktualitet

VIDEO/ Ngritën shtëpi bari në mes të Athinës, goditet grupi i drejtuar nga shqiptarët, 5 në pranga

14/06/2024 / 09:22
  • facebook
  • messenger
  • Whatsapp
  • Twitter
VIDEO/ Ngritën shtëpi bari në mes të Athinës, goditet grupi i drejtuar nga shqiptarët, 5 në pranga

Policia greke ka shkatërruar një grup kriminal shqiptar dhe ekstrakomunitarësh, i cili kishte ngritur 3 shtëpi bari në Athinë.

Mbi 1500 rrënjë cannabis sativa dhe mbi 45 kg marijuanë raportohet se janë sekuestruar, ndërkohë që janë vënë në pranga 5 persona, si dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Operacioni është zhvilluar nga forcat speciale EKAM, në bashkëpunim me skuadrën OPKE dhe anti-drogën e Athinës në 5 banesa në Malakasa, Kapandriti, Ippokrateio Politeia dhe Athinë dhe në disa automjete të të dyshuarve, raporton media greke.

Në 3 prej banesave janë gjetur të kultivuara 1575 bimë narkotike “cannabis sativa” ndërsa gjatë kontrolleve në to dhe në një automjet janë gjetur dhe sekuestruar 45 kg 730 gram marijuanë, 8.3 kg mbetje “cannabis sativa”, 52.720 euro, 3.100 lekë shqiptare, 5 peshore elektronike, kamera sigurie dhe materiale qe shërbejnë për kultivimin e brendshëm të drogës. Gjatë kontrolli personal njeri prej të arrestuarve i është gjetur dhe sekuestruar 1 pistoletë “TT” me një krehër me 7 fishekë. Në total janë sekuestruar edhe 8 automjete, 2 motora dhe 11 celularë.

Në prangat e policisë greke ka rënë Genti Kutra alias Genti Llapi alias Jorgo Talo, 39 vjeç. Gjatë arrestimit këtij shtetasi i është gjetur një kartë identiteti qipriote false me emrin Ioannis Koutras. Kutra kishte marrë përsipër financimin dhe ngritjen e laboratorëve të kultivimit të drogës si dhe koordinimin e kultivimit dhe shitjes së lëndë narkotike. Bashkëpunëtor i tij në këto detyra është identifikuar Ardjan Alikaj, 41 vjeç, i cili është shpallur person në kërkim.

Gjithashtu në prangat e policisë ka rënë Agim Kutra, 70 vjeç, i cili kishte detyrën e ruajtjes së sasive të korrura të drogës. Shtetasit e tjerë të arrestuar janë gjeorgjianët Gigla Devadze, 58 vjec dhe Irakli Vasadze, 43 vjeç si dhe shtetasi grek Jorgos Makos, 27 vjeç, të cilët kishin detyra të ndryshme në grup.

Sipas policisë greke, dy drejtuesit e grupit Genti Kutra dhe Ardjan Alikaj, kanë precedentë të mëparshëm penalë për vjedhje e grabitje në kuadër të organizatës kriminale.

Postime të lidhura

  • FOTO/ Kush është shqiptari me 3 emra që drejtonte bandën e drogës, u kap me 210 kg kokainë në Pire
  • Lazaratasi ngre plantacion hashashi në ishullin e Greqisë, 4 të arrestuar. Emrat dhe rolet e tyre

Postimi i fundit

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Lajme

  1. Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

    Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

  2. Moti i keq “godet” Vlorën, era e fortë shkakton dëme në disa zona të qytetit

  3. Dhimbja e kokës nga dielli i fortë, pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta

  4. Banorët e Përrenjasit në protestë, kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

  5. Humbja në finale, titullari mendon tërheqjen nga Argjentina

Nga e njëjta kategori

Moti i keq “godet” Vlorën, era e fortë shkakton dëme në disa zona të qytetit

Moti i keq “godet” Vlorën, era e fortë shkakton dëme në disa zona të qytetit

Banorët e Përrenjasit në protestë, kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Banorët e Përrenjasit në protestë, kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Shkoi për të vrarë/ Autori i atentatit në Elbasan u ndoq nga 5 të mitur, kujtuan se maskimi i tij si femër ishte lojë

Shkoi për të vrarë/ Autori i atentatit në Elbasan u ndoq nga 5 të mitur, kujtuan se maskimi i tij si femër ishte lojë

Vodhi 5000 € në ditën e parë të punës, gruaja lirohet pas vetëm 3 ditësh në qeli

Vodhi 5000 € në ditën e parë të punës, gruaja lirohet pas vetëm 3 ditësh në qeli

Arkiva
  • 2020
  • 2021
  • 2022
  • 2023
  • 2024
  • 2025
zoom
Lajme, investigime, analiza e dosier. Gjithçka e trajtuar me profesionalizëm!
  • Facebook
  • Twitter
Apilkacion mobile
  • Apple
  • Android

Kontakt

© Copyright 2020-2026 Zoom.al