zoom

Bota

(VIDEO) Mbijetoi për 90 orë! 10-vjeçarja turke nxirret gjallë nga rrënojat, pamje emocionuese

Pas 90 orësh, kur shpresat për të gjetur të mbijetuar pothuajse ishin zhdukur, mbrëmjen e djeshme u bë e mundur nxjerrja e një vogëlusheje nga rrënojat.

10 vjeçare Hilal Sağlam u gjet e gjallë nën rrënojat e një ndërtese të shembur nga tërmeti në Turqi në provincën Hatay.

Ekipi i shpëtimit “dëgjoi thirrjet e saj nën rrënojat” dhe ishte në gjendje të shpëtonte Sağlam “si rezultat i një pune të përpiktë 7-orëshe në rrënoja”, thuhet në deklaratë.

“Vajza e plagosur, e cila u dërgua në barelë me shumë gëzim dhe duartrokitje, është dërguar në spital për mjekim me autoambulancë”, tha zjarrfikësja.

Gjëja e parë që ajo kërkoi pas shpëtimit të saj ishte qumështi, thuhet në deklaratë.