zoom

Sport

VIDEO/ Manaj vazhdon të shkëlqejë në Turqi. Driblim, asist dhe 3 pikë për Sivassporin

VIDEO/ Manaj vazhdon të shkëlqejë në Turqi. Driblim, asist dhe 3 pikë për Sivassporin

Rei Manaj është shndërruar në një protagonist absolut te Sivasspori, ku përgjatë këtyre katër muajve ka shkëlqyer në gola, asiste dhe lojë të bukur, duke e shpëtuar Sivassporin nga rënia e sigurt.

Si të mos mjaftojnë 16 golat e shënuar në kampionat, sulmuesi lushnjar rrëmbeu skenën mbrëmjen e djeshme në transfertën e Trabzonsporit, me një asist fantastik me shumë klas, të dhuruar për shokun e skuadrës Menig, i cili nuk fali duke gjetur avantazhin ndaj Trabzonspor, në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të.

Goli erdhi në minutën e 53-të, teksa për Manajn ishte asisti i parë në kampionat me fanellën e Sivasporit. /ZOOM.AL/