Aplikacion
Rei Manaj po habit të gjithë në futbollin turk. Ai është bërë specialist i goditjeve të lira pranë zonës së rreptësisë, duke imituar edhe Lionel Messin, me të cilin luajti për pak kohë te Barcelona.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi sot një tjetër gol fantastik në këtë mënyrë.
Në minutën e 64-t, teksa rezultati ishte 0-1 për Alaniaspor, Manaj shënoi golin e barazimit për Sivaspor. Një tjetër supergol i lushnjarit, i cili ka marrë edhe admirimin e tifozëve.
Plot 15 gola për këtë sezon në Superligën turke për Manajn, duke i hedhur “dorashkën” Xhekos dhe Ikardit për shënuesin më të mirë.
Jo vetëm kaq, Manaj ka detyruar edhe Silvinjon të rikthejë sytë nga ai dhe me siguri në miqësoret e marsit do të jetë i grumbulluar. /ZOOM.AL/
https://twitter.com/i/status/1766431795690566114