Aplikacion
Hyrja në fuqi e ligjit të ashtuquajtur “paqja fiskale” është bërë në heshtje dhe pa një akt publik firmosjeje, një fakt që, sipas deputetes së Partisë Demokratike Jorida Tabaku, tregon seriozitetin e dyshimtë dhe rrezikun e këtij ligji për ekonominë dhe shtetin ligjor.
Tabaku e cilëson ligjin si amnisti fiskale, duke paralajmëruar se ai legalizon dhe formalizon pastrimin e parave në Shqipëri, në një kohë kur fenomeni është i dokumentuar prej vitesh nga raporte ndërkombëtare, veçanërisht në sektorë si ndërtimi, lojërat e fatit dhe turizmi.
Sipas saj, problemi i ligjit nuk qëndron vetëm te e shkuara, por te pasojat për të ardhmen: krijon stimul për ekonominë informale, dërgon mesazhin se mospagimi i taksave shpërblehet, dhe minon rëndë konkurrencën e ndershme.
Tabaku thekson se ligji është thellësisht i padrejtë për bizneset që për vite me radhë kanë paguar taksa, apo që janë mbyllur sepse nuk kanë mundur t’i përballojnë detyrimet fiskale. Ndërkohë, sot u jepet mundësia të legalizohen atyre që kanë operuar në të zezë.
“Shqipëria nuk mund të shndërrohet në një vend ku paratë e pista gjejnë strehë ligjore,” nënvizon Tabaku, duke e cilësuar këtë ligj si një nga rreziqet më serioze për ekonominë formale dhe besimin publik.
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari