Aplikacion
Botuesi i Report Tv, Carlo Bolino ka shkarkuar nga puna në orët e vona të natës drejtuesin e emisionit “5 Pyetjet nga Babaramo”, gazetarin Ilir Babaramo.
Ky i fundit pretendon se shkarkimi nga puna ka ardhur si pasojë e të kritikuarit qeverinë Rama në Report Tv.
Sipas gazetarit, ai është kontaktuar mbrëmjen e kaluar nga Bolino, i cili i ka komunikuar shkarkimin e menjëhershëm
“Dje në orët e vona të mbrëmjes pronari i televizionit më ka telefonuar për të më komunikuar pushimin nga puna. Nuk pranoj që të punosh për mua dhe të kritikosh qeverinë, përsëriste pa pushim. Në këtë udhëkryq timin profesional dua të falënderoj të gjithë ata që besojnë se e vërteta nuk ka çmim. Bashkëpunimi im me televizionin Report tv është ndërprerë në mënyrë të njëanshme,”- shprehet Babaramo.
Ditën e djeshme, Babaramo i ftuar në një emision në Report Tv ka folur me nota qortuese ndaj qeverisë, në lidhje me investimet që ka bërë në disa fusha të ndryshime./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit