Aplikacion
Një ngjarje e rëndë është denoncuar në zonën e Golemit, ku në qendër të akuzave janë vënë efektivë të Policisë së Shtetit, pas një ndërhyrjeje të lidhur me një konflikt pronësie.
Sipas materialeve të publikuara nga avokati Arben Llangozi, punonjës të Komisariatit të Kavajës kanë ndërhyrë në banesën e një gruaje të moshuar, ku pretendohet se ndaj saj është ushtruar dhunë fizike dhe verbale.
Në pamjet e bëra publike, e moshuara shfaqet e shtrirë në tokë, në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa sipas avokatit ajo ka humbur ndjenjat. Në video duket se efektivët e policisë e tërheqin dhe e ngrejnë me forcë për ta shoqëruar drejt komisariatit.
Sipas denoncimit, ndërhyrja lidhet me një mosmarrëveshje për pronën, një problematikë e njohur dhe e përsëritur në këtë zonë. Ndërkohë, fotografi të publikuara më pas tregojnë duart e të moshuarës të gjakosura
