Aplikacion
Në Fermën VIP situata është tensionuar pas natës që Alba dhe Lim Hoti kaluan bashkë në të njëjtin krevat, duke ngjallur dyshime dhe komente nga banorët.
Big Mama reagoi ashpër duke i ndarë krevatët, me pretendimin se kishte vepruar me kërkesë të Limit. Në debat e sipër, Big Mama akuzoi Albën se ishte shfrytëzuar dhe se po kërkonte vëmendje me sjellje të papërshtatshme, madje duke përdorur fjalë të ashpra si “të pamoralshme” dhe “pornografi”.
Alba u mundua të justifikonte veten, duke thënë se nuk ka asgjë të keqe të ndjesh emocione dhe se Big Mama po e ekzagjeron situatën.
Debati mes Big Mamës dhe Albës:
Big Mama i drejtohet Albës:
Urdhrin e kam prej Limit me i nda krevatët. Të ka bërë budallaqe. Të ka shfrytëzuar për një natë!
Alba reagoi me ironi:
Edhe ju kënaqeni me këto gjëra?
Big Mama, e acaruar, vijon:
Po, kënaqemi kur shohim debile si ti, njerëz të pamoralshëm. Ju jeni gati edhe pornografi me xhiru, vetëm për pak vëmendje!
Alba mundohet të mbrojë veten:
E pamoralshme është të ndjesh emocion? Çfarë po flet, Big Mama? Fjala “pornografi” është shumë e rëndë.
Big Mama përmbyll me tone të larta:
E ka parë e gjithë Shqipëria çfarë ke bërë mbrëmë. Edhe klithmat t’i kanë dëgjuar të gjithë!