zoom

Bota

VIDEO/ Grushte e shkelma në avion, piloti bën ulje emergjente

VIDEO/ Grushte e shkelma në avion, piloti bën ulje emergjente

Një fluturim i linjës “Ryanair” nga Luton, Britani e Madhe, drejt Alicante në Spanjë, është kthyer në skenë kaosi, duke detyruar pilotin të devijojë avionin dhe të bëjë ulje emergjente në Toulouse të Francës.

Incidenti ndodhi të premten, kur një grup pasagjerësh britanikë që udhëtonin për një festë beqarie nisën të silleshin në mënyrë të agresive. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur policia hyn në avion për të arrestuar personat e përfshirë.

Sipas pasagjeres Tanya Nichols, problemet nisën para ngritjes, kur burrat injoruan udhëzimet e sigurisë dhe shqetësuan udhëtarët e tjerë. Pas ngritjes, ata filluan të pinin alkool, të përdornin gjuhë fyese para fëmijëve dhe më pas shpërthyen në përleshje fizike.

Dëshmitarët thanë se ata nisën të gjuanin me grushte e shqelma, grisën rrobat e personave me të cilët u përleshën, ndërsa të tjerë pasagjerë u pështynë dhe u goditën në kokë. Situata e tensionuar bëri që piloti të njoftonte uljen e menjëhershme në Toulouse, ku policia franceze priste në pistë.

Në momentin e ndërhyrjes, disa nga të përfshirët kundërshtuan arrestimin, duke u përleshur edhe me oficerët para syve të pasagjerëve të tjerë. Ndër të arrestuarit ishte edhe djali i njërit prej burrave, i cili tentoi të pengonte policinë./Zoom.al

Postime të lidhura