Aplikacion
Ish-i dërguari i posaçëm i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka zgjedhur Shqipërinë këtë verë për të kaluar disa ditë pushimi.
Grenell ka ndarë në Instagram një video ku shihet duke lundruar me anije në ujërat shqiptare.
Bashkëngjitur videos, ai shkruan: “Shqipëria me amerikanë,” duke treguar se është në Shqipëri së bashku me miq nga Shtetet e Bashkuara.
Grenell shoqërohet edhe nga partneri i tij, Matt Lashey.


Në video, ai dhe miqtë e tij shihen duke shëtitur me varkë dhe helikopter në brigjet shqiptare.
(Për të parë videon, klikoni KËTU)
Vizita e Grenell në Shqipëri vjen në një moment kur vendi po zbulohet si destinacion turistik nga vizitorë të huaj, por edhe në çastin kur dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner ka zgjedhur ishullin e Sazanit për të investuar.
Grenell ka luajtur një rol të rëndësishëm në politikën e Ballkanit gjatë administratës Trump, duke u përfshirë në negociatat për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë./ Zoom.al
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari