Aplikacion
Në ditën e katërt të luftimeve, Izraeli dhe Irani po shkëmbejnë sulme të ashpra mes tyre.
Vetëm pak minuta më herët ushtria izraelite goditi gjatë transmetimit live, televizionin shtetëror iranian.
Pamjet tregojnë momentin:
IDF konfirmoi se bombardoi ndërtesën e transmetuesit shtetëror të Iranit në Teheran duke thënë se ajo përdorej nga forcat e armatosura të Iranit.
“Kjo qendër u përdor nga forcat e armatosura për të çuar përpara operacionet ushtarake nën mbulimin civil, duke përdorur mjetet dhe asetet e veta”, pretendon IDF.
Para sulmit, IDF lëshoi një paralajmërim evakuimi për një pjesë të madhe të Teheranit ku ndodhet ndërtesa e transmetuesit dhe bëri telefonata me njerëzit në zonë, thotë ajo.
“Sulmi u krye gjithashtu në një mënyrë të synuar për të minimizuar sa më shumë dëmin ndaj civilëve të papërfshirë”, shton IDF./ Zoom.al