zoom

Lajme

VIDEO/ Erion Braçe mbështet Lapajn në grevën para zyrës së Edi Ramës!

VIDEO/ Erion Braçe mbështet Lapajn në grevën para zyrës së Edi Ramës!

Deputeti socialist Erion Braçe ka shprehur mbështetjen e tij për Adriatik Lapajn, kreu i “Shqipëria Bëhet”, që prej ditësh po bën grevë para kryeministrisë.

Duke e quajtuar një “kartolinë miqësore” videon e publikuar, Braçe shpreh respekt për qëndrueshmërinë e Lapajt dhe kolegëve të tij. Në video shfaqet Lapaj duke u qethur, për të treguar në njëfarë mënyre përkushtimin e tij ndaj protestës.

Ndonëse shumë e kanë marrë këtë postim si tallje apo satirë e Braçes, postimi nuk ka nota të tilla.

Lapaj dhe aktivistët vijojnë prej ditësh tubimin te kryministria, ku kërkohet dorëheqjen e Edi Ramës pas skandaleve që përfshinë qeverinë. Ata kanë paralajmëruar se nuk do të tërhiqen pavarësisht tensioneve dhe përplasjeve me policinë.

Postimi i Braçes:

Postime të lidhura