zoom

Lajme

VIDEO/ Enkelejd Alibeaj i bashkohet “luftës” për audiencë në rrjetet sociale. Futet në TikTok

VIDEO/ Enkelejd Alibeaj i bashkohet “luftës” për audiencë në rrjetet sociale. Futet në TikTok

Edhe pse TikTok është në ditët e fundit, Enkelejd Alibeaj ka nisur të ndjekë trendet e aplikacionit, si një formë komunikimi me votuest.

Përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale Alibeaj shfaqet së bashku me dy vajzat para godinës të SPAK duke realizuar një nga trendet e fundit të Tiktok me këngën e Jessie J të titulluar “Money”. Si duket Alibeaj po tenton të bëhet pjesë e fushatës digjitale, pas “suksesit” të Ramës dhe Bashës.

Në pamjet e publikuara shihen dy vajzat teksa këndojnë dhe qëndrojnë brenda në makinë me babanë e tyre. Në një moment, njëra nga vajzat kthen kamerën nga SPAK, e cila përkon me kohën kur në këngën e artistes përmendet komanda “majtas” (left), për ta kthyer më pas nga Alibeaj “djathtas” (right).

Dy vajzat e tij, Gea 25 vjeçe dhe Megi, 19 vjeçe dhe mamaja e tij Valentina janë në listën e mbyllur të qarkut të Tiranës. Sa i përket emrave të tyre, Alibeaj pranon se është dakordësuar me kandidatët e listës së hapur për të përfshirë familjarët në të sigurtën, duke thënë se “ligji i keq të detyron të bësh strategji”.

Komentet në videon e Alibeajt janë pozitive, kryesisht për vajzat e tij, që nuk janë shfaqur më herët në publik.

Postime të lidhura