zoom

Aktualitet

(VIDEO) Dalin pamjet e aksidentit me 4 viktima në Tepelenë. Shoferi i Benz-it humbi kontrollin

Mbrëmjen e kësaj të diele, rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj u regjistrua një aksident tragjik, si pasojë e të cilit humbën jetën 4 persona dhe u plagosën 2 të tjerë.

Mësohet se ka qenë drejtuesi i automjetit “Benz” ai që ka humbur kontrollin duke dalë në korsinë e kundërt dhe duke u përplasur me automjetin “Toyota Yaris”. Në aksident është përfshirë edhe drejtuesi i mjetit “BMW” që ndodhej pas tij.

Dy të plagosurit po marrin ndihmën mjekësore në spital, teksa policia ende nuk ka identifikuar viktimat.

Siç mund ta shihni në pamjet e filmuara nga vendngjarja, makinat kanë përfunduar copë e çikë./ Zoom.al