zoom

Bota

(VIDEO) Ç’po ndodh në Ukrainë? Karvani i gjatë me tanket ruse drejtohet në kufi

Në rrjet po qarkullojnë disa pamje, ku tanke të shumta të forcave ruse po drejtohen në kufi me Ukrainën.

Ato u publikuan nga ish-ministri i Punëve të Jashtme i Suedisë, Carl Bildt.

“Po vijnë tanket e vjetra T72 në rrugën e tyre për në zonën e konfrontimit. Evropa nuk ka parë një përqendrim të forcave ushtarake të këtyre përmasave për dekada”, ka shkruar ai në Twitter.

Bildt ditë më parë kishte shprehur shqetësimin rreth planeve që Rusia ka ndaj Ukrainës.

Ai u shpreh se në rast se ndodh pushtimi i Ukrainës, në Evropë do të ndodhi një luftë e madhe me pasoja të thella.

“Nëse ndodh pushtimi i Ukrainës nga Rusia, do të ndodhë një luftë e madhe evropiane me pasoja shumë të mëdha. Nuk ka gjasa të kufizohet brenda territorit të Ukrainës”, tha Bildt.