zoom

Bota

Asnjë rezultat nga bisedimet SHBA-BE-Rusi për tensionet me Ukrainën

Bisedimet e larta diplomatike mes SHBA, BE dhe Rusisë nuk arritën të kenë rezultat. Tensionet në Kufirin me Ukrainën mbeten të larta.

Perëndimi paralajmëron se nëse Rusia do të pushtojë Ukrainën pasojat do të jenë të rënda. E nga ana tjetër Kremlini, i cili mohon që ka plane të tilla thekson se nuk tërhiqet nga vendimi që NATO të mos zgjerohet në lindje dhe kundërshton anëtarësimin e Ukrainës në Aleancën Euroatlantike.

Në Ukrainë shumë të rinj kanë nisur të stërviten ushtarakisht për të qenë gati në çdo moment.

Por çfarë mendojnë qytetarët në qytetin Kharkiv në lindje në Ukrainës. Disa janë të  frikësuar, por të vendosur për të luftuar për “lirinë” e tyre.

“Në fakt, jam shumë i frikësuar. Kam shumë kolegë në vende të tjera që janë të shqetësuar e më pyesin. Ne i qetësojmë duke thënë se prej 7 vitesh, situata është nën kontroll”, u shpreh një nga banorët.

Në Moskë qytetarët janë më të qetë e nuk besojnë se Rusia do të pushtojë Ukrainën, pavarësisht nga tensioni në rritje midis dy vendeve.

“Të jem e sinqertë, nuk  besoj se do të shpërthejë lufta. Pavarësisht problemeve të ndryshme, ne kemi marrëdhënie të ngushta ndërpersonale, lidhje shoqërore”, tha një qytetare.

Disa shtete Britania e Madhe apo edhe SHBA kanë dërguar pajisje ushtarake në Ukrainë, ndërsa Rusia ka nisur të kryejë stërvitje ushtarake edhe në kufi me Bjellorusinë. Bisedimet diplomatike mes palëve do të vijojnë për të shmangur çdo lloj skenari lufte.