zoom

Bota

VIDEO/ Clinton nervozohet gjatë dëshmisë për Epstein, i bie me grusht tavolinës dhe del jashtë

VIDEO/ Clinton nervozohet gjatë dëshmisë për Epstein, i bie me grusht tavolinës dhe del jashtë

Një moment tensioni është regjistruar gjatë dëshmisë së ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, në lidhje me hetimet për çështjen e Jeffrey Epstein, para Komitetit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA.

Sipas pamjeve që qarkullojnë në rrjet, Clinton reagoi me irritim pasi u informua se një fotografi e realizuar brenda sallës së dëshmisë ishte publikuar në platformën X nga influencuesi konservator Benny Johnson. Në postimin e tij, ai pretendoi se fotoja ishte bërë nga kongresmenia republikane Lauren Boebert.

Clinton teksa shprehet me ton të lartë se nuk do të vazhdonte më nëse rregullat nuk do të zbatoheshin. “E kam mbaruar me këtë. Nëse kjo është mënyra si do të procedohet, atëherë unë po largohem”, citohet të ketë thënë ajo.

Pas kësaj, dikush jashtë kamerës njoftoi se seanca do të konsiderohej jozyrtare. Në sfond dëgjohet Boebert duke thënë se fotografia ishte realizuar përpara nisjes së dëshmisë dhe se do ta hiqte postimin.

E irrituar, Clinton goditi tavolinën me grusht dhe theksoi se të gjithë duhej t’u përmbaheshin të njëjtave rregulla. Avokati i saj kërkoi një pushim të shkurtër, ndërsa ish-zyrtarja u ngrit nga tavolina duke deklaruar sërish se kishte përfunduar.

Gjatë dëshmisë, ajo deklaroi se nuk i kujtohej të kishte pasur ndonjë takim me Epstein, ndërsa tha se njihte vetëm bashkëpunëtoren e tij, Ghislaine Maxwell, në rrethana shoqërore./ Zoom.al

Për të parë videon, klikoni KËTU

Postime të lidhura