zoom

Aktualitet

VIDEO/ Britma e duar në kokë, momenti rrëqethës kur familjarët gjejnë trupin e pajetë të të riut

Ulërima vaji, duar në kokë dhe gjendje shoku rrëqethëse.

Këto janë pamjet prekëse kur familjarë dhe banorë të tjerë gjetën sot trupin e pajetë të të riut që u aksidentua me makinë në Lushnjë.

Publikohen pamjet kur banorët e zonës ku ndodhi aksidenti i rëndë mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”, pranë fshatit Konjaç kanë gjetur trupin e pajetë të shoferit afërsisht 22-vjeç. Ai udhëtonte mbrëmjen e djeshme me automjetin tip “Ford”, ku si pasojë e shpejtësisë së madhe rreth 160k/h ai ka dalë nga rruga.

Pamjet tregojnë momentin dramatik kur shihet trupi i pajetë që përfundoi pas një aksidenti me makinë mes shkurreve dhe ferrave.

Trupi i Fabjol Ibraliut, 22-vjeçarit që mbrëmë me makinën e tij tip ‘Ford’ ka dalë nga rruga në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë, u gjet mëngjesin e sotëm. Nëna e tij, mes të qarave dhe britmave ka shkuar në vendin ku është gjetur trupi i të birit, ndërsa më pas ka humbur ndjenjat.

I riu dyshohet se ecte me shpejtësi tepër të lartë kur ka shkaktuar aksident, me 160 km/orë. Ai është përplasur fillimisht me disa makina të tjera dhe më pas ka përfunduar në shkurre, pranë rrugës kryesore. Dje, nëna e viktimës kërkonte të birin, duke thënë se ai kishte ndërruar jetë. /ZOOM.AL/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)