Aplikacion
I shumëkritikuari i Kombëtares, Elseid Hysaj, u pyet nga gazetarët sot kur zbriti në Rinas për eksperiencën e tij në Euro 2024.
Ai dha vetëm një koment të shkurtër në ecje: “Shumë mirë. Ishte grup i vështirë, por shumë i bukur. Falenderoj të gjithë tifozët”.
Ndërsa, kur iu kërkua nga gazetarët të ndalonte për një prononcim më të gjatë, Hysaj u përgjigj: “Po jo se do iki se kam edhe unë pushime…”.
Gjatë sfidës së Shqipërisë me Italinë, Hysaj u vendos në qendër të kritikave dhe u komentua gjerësisht në rrjet për një lëvizje të kokës, që çoi topin e kundërshtarëve në rrjetën tonë.
Pas vëmendjes që mori ky veprim, mbrojtësi i Kombëtares me anë të një reagimi në rrjetet sociale kërkoi ndjesë, duke u shprehur se ishte një gabim teknik dhe instiktiv.
