zoom

Aktualitet

Aksident i rëndë në Lushnjë-Rrogozhinë/ Makina përfundon poshtë banesave. Mister fati i shoferit

Një aksident i rëndë u shënua mbrëmjen e kësaj të enjteje në aksin Lushnjë-Rrogozhinë.

Drejtuesi i një mjeti tip “Ford” humbi drejtimin duke u përplasur me makina të tjera dhe më pas doli nga rruga dhe përfundoi poshtë banesave në zonë.

Mister është fati i shoferit, i cili, sipas raportimeve të para nga vendngjarja, është zhdukur.

Grupi i policisë po heton për të zbardhur shkakun dhe dinamikën e aksidentit.