zoom

Aktualitet

Aksidenti në Lushnjë, ende mister trupi i 21-vjeçarit

Mbetet ende mister aksidenti i mbrëmjes së djeshme në Lushnjë, në Konjat.

Gjatë mbrëmjes dhe mëngjesin e sotëm policia ka vijuar kërkimet për trupin e 21-vjeçarit Fabiol Ibraliu.

Mjeti i tij doli nga rruga si pasojë e shpejtësisë mbrëmjen e djeshme dhe trupi i të riut ende nuk është gjetur.

Makina përfundoi në oborrin e një banesë në aksin Lushnjë-Rrogozhinë si pasojë e shpejtësisë.

Makinës i ka dalë motori jashtë, teksa është dëmtuar edhe trafikndarësja dhe janë thyer disa pemë.