zoom

Slider

VIDEO | Bind Man United, thyen Brentford dhe vendos rekordin e veçantë

Manchester United regjistroi fitoren më të thellë në drejtimin e Ralf Rangnick (në ndeshjen e tij të fundit në shtëpi), pasi “Djajtë” mundën 3-0 Brentford në “Old Trafford”.

Një hapje e shkëlqyer e lojës me gol nga Bruno Fernandes u pasua nga një penallti në pjesën e dytë nga Cristiano Ronaldo dhe goli i parë i Raphael Varane me United, e vendosi fitoren në kasafortë, 3-0.

Ronaldos gjithashtu iu anulua një gol pasi kaloi në 18 gola në Premier League, katër prapa liderit për Këpucën e Artë, Mohamed Salah.

Rezultati mban gjallë shpresat e vogla të United për kualifikim në Champions League të paktën deri në fundjavën e ardhshme, ndërsa Brentford mund të rrezikoj mbijetesën, edhe pse 40 pikët e tyre janë pothuajse me siguri të mjaftueshme për të ruajtur statusin e tyre si një klub i Premier League.

Për ndeshjen e tretë radhazi, tifozët vendas protestuan kundër pronarëve të klubit, por ndërsa pati shumë brohoritje kundër Glazer. /zoom.al/