Aplikacion
Një Napoli i madh nuk mjafton për të shmangur humbjen ndaj Real Madridit në ditën e dytë të grupit C të Champions League.
Në stadiumin Maradona ndeshja përfundoi 3-2 për Los Blancos, që marrin tri pikë në një fushë të vështirë.
Ostigard hapi festivalin e golave në minutën e 19-të, më pas Reali përmbysi gjithçka me Vinicius (27′) dhe Bellingham (34′).
Zielinski e riktheu ndeshjen në ekuilibër me një penallti në minutën e 54-të.
Loja u bë shumë interesante, por në minutën e 78-të ndeshja u vendos nga autogol i Meret pas një goditjeje të shkëlqyer të Valverde.
Portieri napolitan ishte i pafat, pasi topi u përplas në traversë më pas në shpatullën e tij dhe përgundoi në rrjetë.
Ndryshe nga Napoli, Interi mundi Benfica-n 1-0 dhe kaloi në krye të grupit D së bashku me Real Sociedad.

Pas një pjese të parë të ekuilibruar, zikaltrit u rritën në pjesën e dytë dhe dominuan portugezët.
Lautaro Martinez godeti fillimisht traversën në minutën e 55′ dhe më pas shtyllën (61′), por një minutë më vonë Thuram kujdeset të zhbllokoj ndeshjen.
Më pas nis dueli personal mes Toros dhe portierit ukrainas, i cili i thotë tre herë jo sulmuesit të Interit dhe gjithçka u mbyll 1-0.
Mesfushori i kombëtares Kristjan Asllani, u aktivizua në minutën e 84’ nga trajneri Inzaghi dhe në minutën e 95’ u ndëshkua me të verdhë.