Aplikacion
Dhe drama u thellua teksa luhej finalja e Copa America 2024 Argjentinë-Kolumbi, pasi “pleshti” u kap nga kamerat me një të qarë që do mbetet në historinë e futbollit si kurrë më parë. Rezultati ishte ende 0-0 dhe frika për humbjen, për pamundësinë për të ndihmuar, për të ardhmen dhe shkallën e dëmtimit, si dhe fakti se kjo goditje mund t’i përfundonte karrierën, e pushtuan krejtësisht.
Dhe pas shiut thonë, vjen dielli. U deshën shteast dhe konkretisht minuta e 114 e takimit, që një lëvizje mashtruese e De Paul, një asist perfekt i Lo Celso dhe një finalizim mjeshtëror i Lautaros të hidhte poshtë punën gati të përsosur dhe titanike të teknikut argjentinas të Kolumbisë.
Minutat e mbetura prodhuan vetëm përplasje mes lojtarëve, vonesa dhe në fund shpërthim gëzimi në një krah dhe zhgënjim në tjetrin. Finalja i parapriu incidenteve të frikshme si atot e finales së Champions 2022 në Paris, me hyrjen e tifozëve pa biletë në stadium dhe përplasjeve me policinë amerikane, që për pak sa nuk shkaktoi tragjedi të vërtetë dhe pati dhjetëra të lënduar.
Dhe kështu ka përfunduar Copa America 2024, me Argjentinën që ka mbrojtur titullin e kampionit.
Për të mësuar fituesin e ri të Kupës së Amerikës u desh të zhvilloheshin 120 minuta dhe Argjentina fitoi me rezultat minimal 1-0. E dyta radhazi pas asaj më 2021 në Brazil, brenda në Maracana. Trofeu i 4 radhazi i këtij brezi në më pak se tre vite dhe finalja e 10 e luajtur e Messit në 19 vite me albicelestët, ku 6 janë fituar tashmë, përfshi edhe Kupën e Botës në Katar. Më 2021 ky brez fitonte Copa America në Brazil, më 2022 edhe Kupën e Botës, kurse më 2023 fitonte Finalissima ndaj Italisë dhe tani përsëri Copa America në SHBA.
Ndeshja filloi me vonesa të mëdha për shkak të kaosit që kishin shkaktuar tifozët duke mos mundur të futen në stadiumin Hard Rock në Florida. Përkundër rasteve të mira të shënimit nga të dyja kombëtaret, 90 minutat u mbyllen me rezultat të bardhë 0-0.
Argjentina mbeti edhe pa Lionel Messin, pasi tetë herë fituesi i Topit të Artë u lëndua dhe u largua nga loja në minutën e 65-të. Megjithatë Lautaro Martinez e vendosi këtë ndeshje, kur në minutën e 112-të zhbllokoi ndeshjen. Në fund Messi ngriti kupën legjendare, që është e 16-ta në historinë e ekipit kombëtar latin, që tejkaloi edhe Uruguajin me 15, kurse Brazili mbetet me 9 të tilla.
messi nuk shënoi asnjë gol këtë kompeticion, por dha dy asiste. Kurse Lautaro u shpall edhe golashënuesi më i mirë i eventit me 5 gola dhe Dibu Martinez portieri më i mirë, kurse James Rodrigez i Kolumbisë, lojtari më i mirë.
Argjentina do përballet me Spanjën në Finalissima-n e vitit të ardhshëm, si kampionia e Amerikës me të Europës, ose kampionia e kampionëve. Detaj i veçantë është mundësia e përballjes në fushë mes Messit dhe të riut Lamine Yamal, që gati 17 vite më parë argjentinasi e lante në govatë si foshnjë, gjatë një fushate bamirësie te Barcelona. /ZOOM.AL/
Në hetim nga SPAK, Artan Hoxha: Në mëngjes na bastisën shtëpitë, pasdite na kërkuan ndjesë