zoom

Stil

Vetëm Luizi e vizitoi, Arjan Konomi hedh një thumb për mikeshat e tij VIP: Nuk erdhët kurrë

Pak ditë më parë fansat u shqetësuan për gjendjen e Arjan Konomit pasi u bë virale një video e tij ku shfaqej ndryshe në pamje. Megjithatë, ishte vetë Konomi ai i cili bëri me dije se ishte mirë me shëndet teksa ndodhej në Australi.

Fansat u shqetësuan, por duket se miqtë e mikeshat e tij jo. Prandaj, opinionisti ka bërë një postim ku duket se hedh një thumb për to. Në dyqanin e tij ka shkuar Luizi, i cili mesa duket e ka vizituar opinionistin ndërsa ky i fundit shkruan se Luizi erdhi u interesua’ por mikeshat asnjëherë.