zoom

Politikë

Vendimi i KAS-it, reagon Gazment Bardhi: Celibashi është “non grata” për ne

Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me vendimin e KAS-it për të regjistruar në zgjedhje Partinë Demokratike të përfaqësuar nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj.

Një një postim në Twitter, Bardhi thotë se zvarritja 10 ditore e procesit ka cënuar rëndë zgjedhjet.

“Qokat politike nuk e kanë të gjatë kur bëhen në kurriz të ligjit. Ilirjan Celibashi është “nongrata” për PD dhe nuk gëzon asnjë besim për administrim të paanshëm, profesional dhe ligjor të zgjedhjeve të 14 Maj. Zvarritja 10 ditore në shkelje të ligjit ka cenuar rëndë zgjedhjet!”– tha Bardhi.