zoom

Ekonomi

Vendimi i Bordit/ Sa ulet çmimi i naftës dhe benzinës

Vendimi i Bordit/ Sa ulet çmimi i naftës dhe benzinës

Në mbledhjen e ditës së sotme, Bordi i Transparencës ka ulur lehtë çmimin e naftës, që do të shitet 210 lekë për litër me pakicë dhe 198 lekë për shumicën.

Bordi nuk ka ndryshuar çmimin e benzinës duke e lënë në vlerën 173 lekë/litër me pakicë dhe 161 lekë me shumicë.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 9 ora 14.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Që prej nisjes së luftës në Lindjen e Mesme, çmimi i karburanteve në Shqipëri pësoi rritje të fortë duke krijuar nevojën e ringjalljes së Bordit. Paralelisht me Bordin, qeveria ka ngritur dhe disa struktura të Task-Forcës për të kontrolluar zhdoganimet e kompanive të karburanteve, si edhe për të monitoruar çmimet e 80 produkteve në shportën e ushqimeve.

Postime të lidhura