Aplikacion
Punonjësit e administratës publike do të jenë pushim edhe ditën e premte.
Vendimi është marrë sot në Këshillin e Ministrave.
E enjtja është pushim zyrtar sepse është Dita e Krishtlindjes.
Për të mos u rikthyer në punë vetëm për një ditë të mbetur të javës, qeveria ka vendosur që administrata të jetë pushim edhe të premten. Në këtë mënyrë, kthimi për ta në punë do të jetë ditën e hënë.
“VE N D I M PËR CAKTIMIN E DITËS SË PREMTE, DATË 26.12.2025, DITË PUSHIMI
Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Caktimin e ditës së premte, datë 26.12.2025, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.
2. Dita e punës, e datës 26.12.2025, do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda tremujorit të parë të vitit 2026.
3. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””, thuhet në VKM
Kjo nuk është hera e parë që Këshilli i Ministrave merr vendime të kësaj natyre. Edhe në raste të tjera kur pushimi i festave ka qenë në ditë të ngjashme si kjo e Krishtlindjes këtë dhjetor, qeveria ka vendosur edhe një ditë më shumë pushim për administratën, për të mos u kthyer në punë për vetëm një ditë./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit