Aplikacion
Prokurorët federal në SHBA, kanë kërkuar dënim me vdekje për 26-vjeçarin Luigi Mangione i cili akuzohet se ka vrarë me paramendim, drejtorin ekzekutiv të UnitedHealthcare, Brian Thompson , jashtë një hoteli në Manhattan më 4 dhjetor.
Prokurorja Bondi tha në një deklaratë për shtyp se ajo kishte urdhëruar prokurorët federalë të kërkonin dënimin me vdekje për Mangionen, sepse ai dyshohet se kreu “një atentat të paramenduar, gjakftohtë që tronditi Amerikën”.
Sipas prokurores, masa ekstreme vjen si një përpjekje për tu afruar me axhendën e presidentit Trump për të dënuar dhe ndaluar krimin e dhunshëm e për ta bërë Amerikën të sigurt përsëri.
26-vjeçari italo-amerikan nga Baltimore është deklaruar i pafajshëm për akuzat që variojnë nga vrasja e shkallës së parë me qëllim terrorizmi deri në armëmbajtje pa leje.
Për Mangionen ka nsiur edhe një fushatë për mbledhjen e fondeve e c ila ka kaluar shifrën e 500,000 dollarëve. Me një vendim historik që mund të ndryshojë drejtësinë penale në SHBA, sytë e Amerikës janë të kthyer nga ky proces gjyqësor.