Aplikacion
Gjykata në Prishtinë ka dhënë vendimin përfundimtar për një nga çështjet më të rënda kriminale në vend, duke dënuar me burgim të përjetshëm Naim Murseli për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj.
Pas shpalljes së vendimit, reagimet nga familjarët e viktimës nuk munguan. Vëllai i saj, Leonard Ademaj, u shpreh se drejtësia e vendosur ka sjellë një lehtësim të pjesshëm të dhimbjes që kanë përjetuar që prej ngjarjes tragjike. Ai theksoi se që në fillim familja kishte besuar se krimi ishte i organizuar dhe se vendimi i gjykatës e konfirmoi këtë bindje.
Sipas tij, dënimi nuk është vetëm për familjen, por mbi të gjitha për kujtimin e Liridonës dhe për fëmijët e saj, të cilët do të rriten pa praninë e nënës. Ai shtoi se ky ishte një vendim i shumëpritur jo vetëm nga familjarët, por edhe nga opinioni publik.
“Sot është ajo që kemi thënë që nga fillimi: Naimi dhe Kushtrimi e kanë organizuar këtë krim. Ky vendim nuk shkon vetëm për ne, por për Liridonën dhe fëmijët e saj që nuk do ta shohin nënën e tyre për jetë. Për Kushtrim Kukollën, për këtë mund të flasë avokati se çfarë dënimi kemi pritur për të.
Vendimi i sotëm sadopak na ka lehtësuar dhimbjen, ka qenë i pritur nga gjithë populli shqiptar dhe jo vetëm familja”, u shpreh ai.
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari