zoom

Aktualitet

Vëllai i 8-vjeçarit të vrarë, lutje policisë: Më lini të futem brenda

Dhjetëra persona kanë shkuar sot pranë ambienteve të Gjykatës së Fierit, teksa pritet të jepet masa e sigurisë për Klodian Çalamanin, autorin e vrasjes së 8-vjeçarit Mateo.

Familjarë e 8-vjeçarit ndodhen në ambientet e Gjykatës dhe kanë tentuar të hyjnë me forcë. Mes lotësh e britmash kërkojnë drejtësi për këtë krim të rëndë që tronditi vendin.

Për shkak të rritjes së tensionimit të situatës është rritur numri i efektivëve në ambientet e Gjykatës. Ka qenë vëllai i 8-vjeçarit, i pikëlluar i cili u ka kërkuar efektivëve të futet në ambientet e Gjykatës për të qenë i pranishëm në seancë.

Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik, pasi 8-vjeçari u vra në mënyrë barbare nga fqinji, i cili pasi e goditi me lopatë duke e lënë pa jetë në vend, më pas e ka groposur.

Postime të lidhura