zoom

Bota

Aksident i frikshëm, vdesin tre persona

Aksident i frikshëm, vdesin tre persona

Një aksident i rëndë rrugor u regjistrua këtë të enjte në Norvegji.

Shoferi i një autobusi humbi drejtimin dhe për pasojë, mjeti doli nga rruga, duke përfunduar në liqenin Åsvatnet.

Nga përplasja e fortë humbën jetën tre pasagjerë, ndërsa u plagosën disa të tjerë.

Në momentin e aksidentit, në autobus udhëtonin 58 persona.

Zona ku ndodhi aksidenti ka qenë e përfshirë nga reshje të dendura dëbore dhe erëra të forta, çka dyshohet të jetë bërë shkak për aksidentin.