zoom

Lajme

“Vdiq dashuria!”/  Në qendër të Romës mbahet ceremonia më e çuditshme mortore

“Vdiq dashuria!”/  Në qendër të Romës mbahet ceremonia më e çuditshme mortore

Gjatë muajit mars, në Romë u mbajt ceremonia më e çuditshme mortore që mund të keni dëgjuar ndonjëherë.

Një kortezh artistësh, poetësh dhe “zemrash të thyera” shoqëruan një arkivol simbolik, duke vajtuar zhdukjen e një ndjenje tashmë të mbizotëruar nga tirania e dating app-eve dhe algoritmeve: Dashuria.


Për pjesëmarrësit që inskenuan funeralin e Dashurisë Romantike, romantizmi jo vetëm që u godit, por u vra brutalisht nga moderniteti, i cili ka zëvendësuar joshjen me një “swipe right” (rrëshqit djathtas) dhe letrat e dashurisë me mesazhet “Hej, je zgjuar?” në mes të një dehjeje në mesnatë.

Dhe kështu, mes shikimeve të pabesueshme të turistëve dhe kalimtarëve, kortezhi përshkoi qytetin si një përzierje mes një “requiem dannuncian” (dehje në mesnatë) dhe një skene të dalë nga një film i Fellinit.

Diçka që mund të ndodhë vetëm në Romë, natyrisht.

Marshi u ndal për një moment te Bocca della Verità, përballë tempullit të Ercole Vincitore, ku të dashuruarit e dëshpëruar hodhën në zjarr “mbetjet” e iluzioneve të tyre sentimentale: poezi, letra dashurie, screenshot-e të bisedave pa përgjigje.

Pas kësaj ceremonie teatrale të festimit të ndjenjës më fisnike, qëndron një kolektiv artistësh, filozofësh dhe kineastësh të udhëhequr nga Giovanni Calvario, sipërmarrës kulturor dhe shpirti i një prej qarqeve më të gjalla kulturore romake.

Misioni i tij? Të përpiqet të rikthejë romantizmin në një epokë të emoji-ve dhe takimeve të vendosura nga algoritmet./ Zoom.al